Therje me thikë, lëndohen dy persona

0
322
Foto: Ilustrim

Një person (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka therur me thikë dy persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali nga burimet mëson se ngjarja ka ndodhur si shkak i një mosmarrëveshje verbale që personat kishin pasur mes vete.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se i dyshuari, viktimave iu ka shkaktuar lëndime trupore në dorë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

Ndërkohë siç mëson Sinjali me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here