Therja me thikë e 19-vjeçarit, këta janë dy të rinjtë që dyshohen për tentim vrasjen në Prizren

0
592

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një tentim vrasje në rrugën ‘Ali Hadri’ në qytetin e Prizrenit, ku si pasojë e një zënke mes të rinjve, ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona si të dyshuar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personat që u prangosën si të dyshuar për tentim vrasje janë Ron Gashi 19-vjeçar dhe Andrian Çuni 20-vjeçar.

Sinjali mëson se Gashi dhe Çuni dyshohen se kanë therur tri herë me thikë 19-vjeçarin, i cili ka përfunduar në spital si pasojë e lëndimeve të rënda.

Me vendim të prokurorit ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Vrasje në tentativë’ dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ndërkohë burimet nga spitali kanë bërë të ditur se i plagosuri ka lëndime të rënda si pasojë e plagëve që ka pësuar dhe është duke vazhduar trajtimin mjekësor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here