Theret me thikë një person në Prizren, Policia në kërkim të të dyshuarve

0
1060

Një therje me thikë ka ndodh në Prizren, sot rreth orës 13:00. Policia ka njoftuar se viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa është në kërkim të të dyshuarve të cilët janë të njohur për organet e rendit.

Për pasojë një person ka mbetur i lënduar, i cili është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Policia në Prizren, e cila rastin e ka kualifikuar si “lëndim i rëndë trupor”.

“Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa viktika është jashtë rrezikut për jetën”, ka njoftuar Policia për Gazetën Sinjali.

“Për momentin nuk kemi të arrestuar, por të dyshimtit janë të njohur për Policinë, dhe jemi në kërkim të tyre”./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here