Një person mbrëmë ka kërkuar ndihmë në Spitalin e Prizrenit pasi dyshohet se është therur me thikë nga një person i dyshuar.
Policia e Kosovës në Prizren i ka filluar hetimet, teksa i dyshuari është në kërkim policor.
“Prizren / 09.10.2024 – 21:15. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor në Spitalin e Prizrenit, pasi që ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në kërkim policor Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online