Një person është sulmuar me thikë nga disa persona ende të paidentifikuar në Prizren.
Rasti ka ndodhur në lagjen “Bazhdarhane”.
Viktima është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit, pasi i njëjti është gjetur në rrugë i sulmuar më thikë nga persona ende të paidentifikuar, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Lagja Bazhderhane, Prizren 06.07.2024 – 23:50. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë i sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë) nga persona ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar, nga vetura e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon t hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online