Një ngatërresë mes të rinjve ka ndodhur sot në lagjen Ortakoll të Prizrenit, rreth orës 13:30, raporton Gazeta Sinjali. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast lëndime ka pësuar një person.
Për pasojë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit rajonal të Prizrenit.
Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e viktimës.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një përleshje mes viktimës dhe një personi tjetër (emër i njohur për redaksinë), i cili e kishte therur me thikë atë, duke i shkaktuar plagë.
Policia ka kapur të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku e ka mohuar ta ketë therur viktimën.