Themelohen katër Nëndegët e para të LDK-së në Itali

0
94

Dita shtunë, e datës 14 shtator 2024 ishte ditë historike për shqiptarët në Itali. Pasi në pjesën veriore të Italisë, përkatësisht në Treviso, Montebelluna dhe Bassano Del Grappa u themeluan Nëndegët e LDK-së.

Tri Kuvende Zgjedhore, tri momente historike për anëtarësinë e LDK-së

Tubimi i parë u mbajt në Treviso, në një atmosferë të ngrohtë dhe festive. Tubimin e hapi deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Driton Selmanaj i cili fillimisht i njoftoj të pranishmit me iniciativën për themelimin e nëndegëve, i autoriazuar nga kryesia qendrore në Prishtinë për themelimin fillimisht të nëndegëve të LDK-së në Itali. Takimet fillestare ishin mbajtur me disa individ në Treviso, Montebelluna, Bassano Del Grappa dhe Reggio Emila, me ç’rast kemi kemi ardhur në përfundim që kemi brum të mjaftueshëm për ndërtimin e strukturave të para për herë të parë në Itali, për të vazhduar me themelimin e nëndegëve dhe në fund edhe të Degës së LDK-së për Itali, theksoi deputeti Selmanaj.

Gjithmonë kemi pasur njerëz të fortë dhe të fuqishëm të LDK-së në Itali, por asnjëherë nuk kemi pasur strukturë të organizuar politike. Pra mbështetja e juaj ka qenë e madhe dhe për këtë u jemi mirënjohës deri në përulje, për çka, e kam nderin të ju përcjelli edhe përshendetjet e kryetarit Lumir Abdixhiku!

Më pas deputeti Driton Selmanaj e bëri një elaborim të shkurtër të situatës politike dhe për rolin e LDK-së në rrethanat e krijuara.

Me të përfunduar fjalën e vet, deputeti Selmanaj për fjalë rasti e ftojë edhe deputeten Rrezarta Krasniqi, e cila ndër të tjera tha; “Të nderuar bashkatdhetar, kam nderin dhe kënaqësinë të jem sot në këtë takim të parë për themelimin e Degës së LDK-së në Itali. Jam e lumtur që tani, pas 35 viteve po themelohet dega edhe në Itali, ju falenderoj shumë për kontributin që vazhdimisht keni dhënë për LDK-në dhe ju përgëzojë që asnjëherë nuk e keni tradhtu dhe as nuk e kani braktisë LDK-në. Gjithashtu ju dëshiroj shumë suksese që më 9 shkurt 2025 të ndalet keq-qeverisja e LVV-së dhe LDK-ja të kthehet në pushtet. Vetëm kështu, kur Republika e Kosovës qeveriset nga Lidhja Demokratike e Kosovës i vjen era shtet. Ju priftë e mbara dhe zoti ju bekoftë”.

Ky ishte emërues i përbashkët i fjalimeve të deputetit Selmanaj dhe deputetes Krasniqi edhe në kuvendet zgjedhore në Montebelluna dhe Bassano Del Grapa.

Vlenë për të theksuar që bashkë me deputetët kishte ardhur edhe Florent Ukaj, asambleisti më i votuar në komunën e Prizrenit.

Zgjedhjet me ngritje dore dhe aklamacion

Më pas u vazhdua me pjesën operative të zgjedhjes së kryetarit të Nëndegës, kryesisë dhe delegatëve për Kuvendin e Degës. Zgjedhja shkojë përmes leximit të emrave të përgatitur paraprakisht, për të vazhduar me 2-3 propozime tjera nga pjesëmarrësit, të cilët u votuan me ngritje dore dhe aklamacion nga të pranishmit e këtij ‘Kuvendi Zgjedhor’.

E njëjta procedurë e themelimit të nëndegëve vazhdojë edhe në Montebulla dhe Bassano.

Në tri qytetete të ndara u tubuan përafërsisht numër i njëjtë i adhuruesve dhe mbështetëve të LDK-së, të cilët i zgjedhën me aklamacion kryetarët dhe kryesitë e nëndegëve prej 11 anëtarëve dhe nga 10 delegat për Kuvendin e Degës i cili pritet të mbahet diku kah fundi i muajit Tetor të këtij viti.

Për dallim nga dy kuvendet paraprake, në Bassano Del Grappa u intonua himni i Kosovës dhe ai i Dardanisë.

Kryetarë të Nëndegëve u zgjedhën më sa vijon; në Treviso u zgjedh Gëzim Rexhaj, në Montebelluan u zgjedh Bajram Jupaj dhe në Bassano Del Grapa u zgjedh Kujtim Hajzeraj.

Ditën e nesërmën, më 15 shtator në Reggio Emilia u mbajt Kuvendi zgjedhor i nëndegës në të njëjtin format zgjedhor, në të cilin kryetarë u zgjedh Nuhi Ajazi, kryesia dhe delegatët për kuvendin e Degës.

Në fund të këtij fototeportazhi nga Italia, ja vlen të permendim kontributin e afaristit të njohur Faton Kolgeci, i cili për afro dy vite rresht ka punuar pandërprerë për unifikimin e elektoratit rugovian në pjesën veriore të Italisë, duke u bërë suporti numër 1 i mërgatës në Itali.

Edhe pse iniciativë e vonuar për themelimin e degës në Itali, konstituimi i katër nëndegëve është një hap fillestar që duhet mbështetur nga adhuruesit e liderit historik Ibrahim Rugova dhe simpatizantët e LDK-së në shtetin italian. LDK nuk ishte thjesht vetëm një parti politike, por ishte lëvizje mbarëpopullore paqesore për çlirimin e vendit nga pushtuesit shekullor!/Florim Zeqa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here