Gazeta britanike Guardian ka publikuar videon me të cilën pretendon se tregon një grup migrantësh me të brendshme duke ecur pranë kufirit midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Videoja, e cila erdhi nga organizata joqeveritare e Maqedonisë së Veriut, Legis, dyshohet se tregon një situatë në të cilën policia serbe i zhveshi emigrantët dhe i detyroi ata të kthehen në Maqedoninë e Veriut.https://www.youtube.com/embed/jfpcZ3Tf4Rw
The Guardian thekson se nuk ka mundur të konfirmojë vërtetësinë e regjistrimeve, por sipas informacioneve të organizatës Legis, ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Llojan afër kufirit me Serbinë, ndërsa incidentet dyshohet se kanë ndodhur më 10 shkurt.
OJQ-ja pretendon se dy incidente poshtëruese ndodhën atë ditë, ku më shumë se 50 persona u detyruan të zhvishen me të brendshme para se të ktheheshin në Maqedoninë e Veriut, nga ku hynë ilegalisht në Serbi.