Mediumi britanik “The Guardian” i ka kushtuar një artikull të veçantë nisjes së gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Në artikullin e publikuar sot, thuhet se ky gjyq do të rishkruajë historinë.
Ndër të tjera është përmendur edhe momenti i arrestimit të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë, si dhe akuzat që rëndojnë mbi ta.
“Javën e kaluar, Thaçi – i cili shërbeu si kryeministër dhe president i Kosovës – u paraqit në bankën e të akuzuarve të një gjykate të Hagës së bashku me tre të tjerë, të gjithë të akuzuar për krime lufte të kryera gjatë konfliktit, duke përfshirë bashkëpunimin në vrasjen e 102 personave”, shkruan ky medium.
“Ndërsa prokurorët paraqitën rastin e tyre kundër Thaçit dhe të pandehurve të tjerë Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi – të gjitha figura të larta në udhëheqjen e UÇK-së gjatë luftës kundër forcave serbe nga viti 1998 deri në vitin 1999 – ata përshkruan një fushatë të supozuar të vrasjeve, torturës dhe represionit kundër kundërshtarëve. dhe anëtarët e pakicave etnike të drejtuar nga ata”.
Tutje thuhet se gjykimi mund të zgjasë deri në gjashtë vjet.
“Gjyqi, i cili u hap dy vjet pasi burrat u dorëzuan në juridiksionin e gjykatës pritet të zgjasë deri në gjashtë vjet, tashmë duket se sigurt se do të rishkruajë historinë e konfliktit”./Sinjali