Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës që rëndojnë mbi ta.
“Deklarohem plotësisht i pafajshëm”, ka deklaruar fillimisht Thaçi.
Pas tij, i pafajshëm është deklaruar edhe Veseli, i cili tha se shpreh pakënaqësinë për vonesën e fillimit të gjykimit.
“E shpreh pakënaqësinë time për një vonesë prej dy vjetësh. Por, po deklarohem plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Veseli.
Njëjtë sikurse Thaçi e Veseli, edhe Jakup Krasniqi, është deklaruar i pafajshëm duke thënë se e ka vështirë ta kuptoj akuzën ndaj tij.
“E kam vështirë ta kuptoj akuzën dhe mënyrën se si është përpiluar kjo akuzë, nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që i lexoi prokuorja”, ka thënë ai.
Po ashtu, edhe Selimi njëjtë sikurse bashkëluftëtarët është deklaruar i pafajshëm.
“Jam i pafajshëm nga të gjitha pikat në aktakuzë”, ka thënë Selimi.