Thaçi trupit gjykues: Vendimi të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ligjet, provat dhe faktet – pafajësi e plotë

0
63

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka përfunduar fjalën e tij në Hagë duke kërkuar drejtësi nga Gjykata Speciale.

Ai tha se drejtësia për viktimat nuk mund të ndërtohet duke ndjekur të pafajshmit dhe tha se pajtimi nuk mund të ndodhë me ndjekje selektive dhe njëetnike.

Thaçi kërkoi nga Gjykata Speciale që vendimi i tyre të jetë në përputhje me Kushtetutën e ligjet e Kosovës dhe sërish u shpreh se beson në pafajësinë e tij.

Gjatë gjithë jetës sime unë isha përkrah popullit të Kosovës në mbrojtje të lirisë, jetës dhe dinjitetit njerëzor. Gjithmonë duke u udhëhequr nga idealet perëndimore të demokracisë, barazisë dhe drejtësisë. Sot në përfundim të këtij procesi, e kam vetëm një lutje të nderuar gjyqtarë për ju, që  vendimi juaj të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ligjet, provat dhe faktet dhe provat e paraqitura e bëjnë shumë të qartë se akuzat nuk qëndrojnë. Prandaj, i vetmi vendim i drejtë është pafajësia e plotë”./Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here