Siç ishte paralajmëruar, Teuta Selimi dhe Burak Vehapi kanë publikuar projektin e tyre muzikor të titulluar “Për ty po dehem”, shkruan 04 Online.
Dyshja e dashur për publikun kanë bashkuar forcat për këtë këngë, e cila tashmë është e disponueshme me videoklip.
Ky projekt premton të jetë një tjetër hit në repertorin e tyre, duke sjellë emocione dhe melodi të veçanta për adhuruesit e muzikës./04 Online