Pasi u eliminua nga Kupa e Italisë nga Empoli, Fiorentina zhvilloi ndeshjen e parë në Serie A, që kur Edoardo Bove pësoi arrest kardiak në ndeshjen e ndërprerë kundër Inter Milanit.
Fiorentina të dielën fitoi ndaj Cagliari me rezultatin 1:0, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja Fiorentina – Cagliari i takoi javës së 15-të të Serie A italiane.
Golin e fitores e shënoi në minutën e 24-t Danilo Cataldi.
Për Fiorentinan është fitorja e tetë rresht në Serie A.
Fiorentina zë vendin e katërt me 31 pikë, kurse Cagliari në pozitën e 15-të me 14 pikë.