Institucioni i statistikave në Kosovës, ASK, nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur që ka filluar trajnimi i regjistruesve për testin e fundit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë.
Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv ka thënë se ky është testi i fundit para regjistrimit të popullsisë i cili pritet të filloj më datën 5 prill 2024.
“Në fjalën e tij hyrëse, U.d. Kryeshefi Ekzekutiv, Avni Kastrati, foli për rëndësinë e Regjistrimit dhe rolin e regjistruesve dhe mbikëqyrësve gjatë punës në terren. Ai tha se ky është testi i fundit që do të mbahet gjatë këtyre ditëve për t’i hapur rrugë Regjistrimit të Popullsisë në terren që do të mbahet nga 05 prill deri më 17 maj 2024”- thuhet në njoftimine ASK-së.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FStatistikat%2Fposts%2Fpfbid02R8vdgDZtMLEzkhBZncaPnBz4tVZRw1gVndFCHddGu3vYiDusGFq2xb5J7NBeLuFml&show_text=true&width=500
Gjatë këtyre 5 ditëve, sa do të zgjasë trajnimi, regjistruesit dhe mbikëqyrësit do të trajnohen rreth: Përmbajtjes së pyetësorit, metodës elektronike (CAPI) të mbledhjes së të dhënave, se si t’i përdorin pajisjet elektronike (tabletët) dhe hartat digjitale, metodologjinë, dhe çështje të tjera me rëndësi.
Tutje bëhet e ditur se Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i ka bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe profesionale për ta realizuar një regjistrim të suksesshëm të popullsisë në vend.