Testi i fundit i “kuqezinjëve” para Euro-s 2024, sonte ndeshja me Azerbajxhanin

0
156

Kombëtarja e Shqipërisë sonte zhvillon ndeshjen e dytë miqësore e njëkohësisht të fundit para fillimit të Euro-s 2024.

Duke pasur parasysh që Kampionati Europian fillon nga 14 qershori, ndeshja e sotme duket si njëlloj “testi i fundit” për kombëtaren kuq e zi.

Miqësorja e sotshme fillon nga ora 19:00 dhe ekipi tashmë është i gatshëm për të shënuar fitoren e dytë në këto ndeshje përgatitëse, pasi ditë më parë mposhti Lihtenshtejnin.

Kujtojmë se Kombëtarja e Shqipërisë, ndeshjen e parë në Euro-n 2024 e zhvillon më datën 15 qershor kundër Italisë, kurse në grup ka Spanjën dhe Kroacinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here