Tërmeti në Turqi, 17-vjeçarja nxirret e gjallë pas 248 orësh

0
191

Një vajzë 17-vjeçare u nxor e gjallë nga rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë jugore më 6 shkurt, 248 orë pas tërmetit.

Shpëtimi ndodhi në provincën turke të Adiyaman dhe një lajm i tillë u raportua nga agjencia shtetërore e lajmeve e vendit, Anadolu.

Tërmeti masiv iu mori jetën më shumë se 42 mijë personave në Turqi dhe Siri.

Shpëtimi i pabesueshëm ndodhi në provincën jugore të Kahramanmaras, e cila ishte afër epiqendrës së tërmetit me magnitudë 7.8 ballë që tronditi vendin dhe shkatërroi qindra kilometra katrorë territor.

Ekspertët thonë se shumica dërrmuese e të mbijetuarve janë shpëtuar brenda 72 orëve nga katastrofa. Pas tre ditësh, shkalla e mbijetesës bie në mënyrë drastike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here