Tërheqja e Trustit nuk kalon në Komisionin për Buxhet, bllokohet nga Vetëvendosje

0
382

Iniciativa për ndryshimin e Ligjit për Fondin Pensional që mundëson tërheqjen e 10-30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti nuk kaloi në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Kundër propozimit ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, derisa pro ishin ata nga PDK, LDK dhe AAK dhe deputetja nga Lista Serbe.

Ndërkaq deputetja nga radhët e pakicave, Duda Balje ka abstenuar.

Votat e deputetëve ishin 5 pro, 5 kundër dhe një abstenim.

Më i zëshmi kundër këtij propozimi ishte deputeti i VV-së, Armend Muja.

Ky i fundit tha se praktika e tërheqjes nga Trusti nuk ndodhë në asnjë vend të Evropës, e madje tha se do të përdorë çdo mekanizëm për ta kundërshtuar këtë. /Lajmi.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here