Tërheqja e 30% të trustit, Kurti: Edhe FMN-ja tha që kjo s’është zgjidhje

0
303

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që propozimi i për tërheqjen e 30 % të mjeteve nga trusti, nuk është zgjidhje.

“Ne e kemi thënë edhe shumë më herët kur ishim në opozitë në vitin 2020 edhe në 2021 kur ishim qeveri – edhe tani, se me Pakon e Ringjalljes Ekonomike ne zbusim krizën, e cila për shkak se ka edhe faktorë më të mëdhenj sesa në vendin tonë, nuk është e eliminueshme menjëherë”.

Ttuje Kurti tha që nuk konsiderojnë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm, do të mund të zgjidhej problemi.

“E kemi parë që edhe dy ekspertë të njohur të Fondit Monetar Ndërkombëtar, e kanë dhënë vlerësimin e tyre se si një zgjidhje e tillë – nuk është zgjidhje”, tha Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here