Ter Stegen rikthehet në stërvitje pas lëndimit horror – rikthimi në fushë ende i pasigurt

0
79

Portieri gjerman Marc-André ter Stegen është rikthyer në stërvitje pas një periudhe të gjatë rikuperimi nga lëndimi i rëndë që pësoi në shtator kundër Villarrealit, shkruan 04 Online.

Gjatë mungesës së tij, portën e Barcelonës e mbrojti Iñaki Peña, ndërsa në një kthesë surprizë, edhe polaku Wojciech Szczęsny u rikthye nga pensionimi për të ndihmuar skuadrën.

Megjithëse rikuperimi i Ter Stegen po ecën mirë, mbetet e paqartë nëse ai do të jetë në dispozicion për ndeshjet e mbetura të sezonit. Barcelona nuk dëshiron të rrezikojë rikthimin e tij para kohe, ndërsa vendimi për aktivizimin e tij do të merret në javët e ardhshme./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here