Në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, një grua shmangu sigurinë duke u zvarritur në dysheme dhe tentoi të hipë në një fluturim të Wizzair drejt Maltës pa pasaportë dhe biletë, shkruan 04 Online.
Pavarësisht përpjekjes, ajo u zbulua nga stafi i avionit dhe u nxor jashtë. Policia ka nisur procedura kundër saj për shkeljen e rregullave të udhëtimit.
Ky incident ka ngritur shqetësime mbi sigurinë në aeroport./04 Online