Tentoi të kontrabandonte mallra nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, arrestohet një person [foto]

0
268

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orët e mbrëmjes ka arrestuar një person në pikën kufitare në Zhegër.

Policia ka njoftuar se ka arritur të identifikohen dy automjete: njëri i tipit Furgon dhe tjetri, automjet i tipit kombi, të dyja me ngjyrë të bardhë dhe me targa vendore.

“Pas tentativës për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet kufitare policore kanë arritur t’i ndalojnë automjetet në fshatin Leskovicë, komuna e Vitisë (rreth 300 metra në afërsi të kufirit me Republikën e Maqedonisë veri”, thuhet në njoftim.

PK-ja ndër të tjera ka njoftuar se të dyshuarit i janë gjetur mallra të ndryshme si mjete të ndryshme dhe paisje teknike të punës etj.

Dyshohet se malli i kontrabanduar ishte futur në territorin e Kosovës nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve ilegale.

“Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare një person i dyshuar është derguar në ndalim policor, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganave të Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet më tej. /Zëri

Image
Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here