Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti ka tentuar ta sulmojë nënën e tij.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se kanë ndërhyrë familjarët dhe nuk e kanë lejuar një gjë të tillë, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka tentuar që ta sulmoj nënën e tij, mirëpo kanë ndërhyrë familjarët dhe nuk e kanë lejuar një gjë të tillë. Viktima nuk ka dashur që të marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.