Tentoi ta hedhë kokainën nga vetura në lëvizje – arrestohet 30-vjeçari në Prizren

0
116

Një rast serioz i narkotikëve është zbuluar mbrëmë në Prizren, ku Policia ka arrestuar një person të dyshuar për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike.

Ngjarja ka ndodhur më 24 shkurt 2026, rreth orës 20:00, në rrugën “Enver Hadri”. Burimet bëjnë me dije se zyrtarët policorë kanë ndaluar një veturë të tipit VW Golf, të cilën po e drejtonte Shani Kryeziu rreth 30 vjeç.

Sipas informatave, gjatë ndalimit i dyshuari ka tentuar të largojë provat, duke hedhur nga vetura në lëvizje një qese plastike të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë rreth 10 gramë.

Pas kontrollit të automjetit, policia ka gjetur edhe substancë tjetër të dyshuar të llojit marihuanë, me peshë rreth 0.8 gramë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e krim-teknikës së Stacionit Policor Prizren Veri, të cilët kanë ekzaminuar lokacionin dhe kanë sekuestruar provat materiale.

Me urdhër verbal të Prokurorit kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, është realizuar edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, por aty nuk janë gjetur dëshmi shtesë.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prizren, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa hetimet po vazhdojnë./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here