Tentim vrasje në Prizren – Arrestohet i dyshuari

0
345

Policia ka arrestuar një person në Prizren, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj një mashkulli, duke i shkaktuar lëndime, shkruan 04 Online.

Viktima është dërguar në QKUK dhe ndodhet në gjendje stabile.

Gjatë kontrollit, te i dyshuari u gjet dhe u konfiskua një pushkë automatike, dy karikatorë, shtatë fishekë dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“Prizren / 06.03.2025 – 01:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. Njësitet policore te i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, 2 karikator, 7 fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here