Tentim vrasje në Nashec të Prizrenit, një person i plagosur nga arma e zjarrit

0
177

Një incident i rëndë është regjistruar sot në fshatin Nashec të Prizrenit, ku një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca bëjnë me dije se para pak kohe, një person është sjellë i plagosur në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

I plagosuri ka marrë tretman mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga ekipi mjekësor.

Sipas informatave fillestare, rasti po trajtohet si tentim vrasje, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Pritet që gjatë orëve në vijim të ketë detaje shtesë nga organet kompetente lidhur me këtë rast të rëndë, pasi që Sinjali akoma s’ka arritur t’i kontaktojë./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here