Tentim vrasja në Nashec të Prizrenit, kjo është gjendja e të plagosurit nga arma e zjarrit

0
216

Një incident i rëndë është shënuar sot në fshatin Nashec të Prizrenit, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurit ka folur shefi i Emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, i cili ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Emergjencë rreth orës 13:20 dhe se gjendja e tij është stabile.

“Ne i kemi përfunduar ekzaminimet e nevojshme dhe pacienti tashmë është dërguar në Repartin e Ortopedisë. Gjendja e tij është stabile”, ka deklaruar ai.

Për këtë rast, Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht. Sipas informatave fillestare, rasti po trajtohet si tentim vrasje, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here