Tensionet në Veri, SHBA-ja e nis për vizitë në Kosovë dhe Serbi diplomaten e rangut të lartë

0
211

Shefja e lartë e USAID-it, Samantha Power, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë për t’u takuar me udhëheqësit shtetëror. Siç raporton Associated Press, liderët e SHBA-së dhe Evropës po punojnë për të stabilizuar marrëdhëniet midis dy shteteve.

AP po raporton se vizita e Power po bëhet me “qëllim të uljes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Power bëhet kreu i parë i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar që udhëton në Serbi.

Ajo “do të nënvizojë mbështetjen e USAID-it për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian përmes partneritetit, për të nxitur rritjen ekonomike dhe zhvillimin demokratik”, tha USAID në një deklaratë.

Power gjithashtu do të takohet në Kosovë dhe Serbi me anëtarë të shoqërisë civile, udhëheqës biznesi, gazetarë dhe të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here