Situata brenda Real Madridit raportohet të jetë tensionuar, teksa trajneri Álvaro Arbeloa po përballet me pakënaqësi në rritje nga një pjesë e lojtarëve. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se atmosfera në dhomat e zhveshjes nuk është në nivelin e duhur, duke shtuar pikëpyetje mbi të ardhmen e teknikut spanjoll.
Sipas raportimeve, disa futbollistë e shohin Arbeloan si një zgjidhje të përkohshme dhe konsiderojnë se ai nuk ka arritur të sjellë ndryshime të dukshme në stilin e lojës apo në menaxhimin e skuadrës. Kjo situatë thuhet se ka ndikuar në harmoninë brenda ekipit.
Problemet e brendshme u reflektuan edhe para ndeshjes ndaj Rayo Vallecanos, ku konferenca për shtyp e trajnerit u shty për shkak të mosmarrëveshjeve që po zhvillohen brenda klubit madrilen.
Me pritshmëritë gjithmonë të larta te Real Madridi dhe presionin e madh nga drejtuesit e tifozët, ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për vazhdimësinë e Arbeloas në stolin e “Los Blancos”./04 Online














































