Cristiano Ronaldo arriti më në fund të gjente golin në Europa League, pasi portugezi në shtatë ndeshje në këtë sezon nuk e kishte gjetur asnjëherë rrugën e rrjetës.
Diçka e tillë për pesë herë fituesin e “Topit të Artë” nuk kishte ndodhur prej 16 vitesh, më saktë në vitin 2006 kur portugezi kaloi 10 ndeshje pa gjetur rrugën e rrjetës, përsëri me fanellën e Man United. Megjithatë gjithçka mori fund në sfidën ndaj Sheriff Tiraspol, ku CR7 gjuajti saktë nga pika e bardhë e 11 metrave.
Sherifi i Tiraspolit u bë skuadra e 124-të kundër të cilës Ronaldo ka shënuar, madje edhe shokët e tij të skuadrës ishin të emocionuar pas shënimit të golit dhe festimit karakteristik të sulmuesit luzitan.
Erik Ten Hag, gjithashtu u shfaq i lumur për Ronaldon, i cili gjeti më një fund golin që i mungonte prej muajit maj, atëherë kur portugezi i shënonte Brentfordit. Tekniku holandez theksoi se të tjerë gola do të vijnë së shpejti për Ronaldon. Gjithashtu, ai beson se Ronaldo është i fokusuar vetëm te projekti i Man United.
“Ai do të shënojë më shumë gola. Ronaldo është shumë afër të arrijë formën optimale dhe do të vazhdojë të shënojë më shumë. Eshtë plotësisht i përkushtuar ndaj këtij projekti, plotësisht i përkushtuar ndaj këtij ekipi, i përfshirë plotësisht, ju këtë mund ta shihni qartë në fushë dhe unë për këtë jam shumë i kënaqur”.
Man United do të rikthehet të luajë në muajin tetor, pasi sfida e kësaj jave ndaj Leeds United është shtyrë pas ndarjes nga jetë të mbretëreshës Elizabeth e 11-të.