Erik ten Hag thuhet të ketë reaguar pas intervistës së Cristiano Ronaldo.
Trajneri holandez, Erik ten Hag duket se s’ka mbetur aspak i kënaqur nga të thënat e Cristiano Ronaldo për ‘The Sun’.
CR7 pati shumë kritika për klubin e United, përfshirë trajnerin Ten Hag, për të cilin tha se nuk gëzon aspak respekt.
Sipas raportimeve të ‘ESPN’, Erik ten Hag ka reaguar privatisht te krerët e klubit, për deklaratat në fjalë, përcjell lajmi.net.
Thuhet se Ten Hag ka informuar bordin se ai nuk e do më Cristiano Ronaldon në klub.
Portugezi nuk do të luajë me fanellën e Manchester United derisa Ten Hag të jetë aty – së paku.
Edhe figura si ikona Rio Ferdinand thanë dje se Ronaldo ka mbyllur çdo rrugë për kthim në ‘Old Trafford’.