Temperaturat sot do të sillen nga -2 deri në 14°C

0
106

Sot në vend pritet mot i ndryshueshëm. Mëngjesi do të nisë me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa pasdita dhe mbrëmja do të sjellin reshje lokale shiu, që herë-herë mund të jenë në formë rrebeshi.

Në zonat malore priten reshje bore, e mundësi për fjolla bore ka edhe në disa zona më të ulëta në mbrëmje, për shkak të depërtimit të masave të ftohta ajrore nga veriu, shkruan 04 Online.

Qendra ciklonike do të kalojë përmes Detit të Zi dhe Turqisë, duke sjellë më shumë reshje në ato rajone, por ndikimi do të ndjehet edhe tek ne, sidomos në Rrafshin e Kosovës ku do të fryjnë erëra të fuqishme nga veriperëndimi (deri në 60 km/h). Në Rrafshin e Dukagjinit, era do të jetë më e lehtë.

Temperaturat do të sillen nga -2 deri në 14°C./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here