Në orët e para të ditës së sotme, pritet të ketë reshje të lehta bore në disa zona, por ato do të jenë kryesisht të pakta dhe lokale. Më pas, moti do të vijojë me vranësira të dendura, ndërsa gjatë ditës nuk do të mungojnë intervalet me diell, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga verilindja dhe pritet të jetë herë pas here e fuqishme, duke arritur shpejtësi nga 14 deri në 48 km/h.
Temperaturat do të pësojnë rënie të mëtejshme. Ato minimale do të lëvizin mes -3 dhe 2°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 2 deri në 5°C./04 Online