Sot pritet të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe tejet i nxehtë në të gjithë vendin. Temperaturat do të jenë të larta gjatë gjithë ditës, duke arritur kulmin në orët e mesditës dhe pasdites.
Megjithëse në shumicën e zonave moti do të jetë i qëndrueshëm, në pjesën e dytë të ditës, në rajonet malore mund të ketë ndonjë rrebesh lokal shiu, i shoqëruar me shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë me drejtim të ndryshueshëm dhe intensitet mesatar, me shpejtësi që varion nga 12 deri në 30 km/h.
Temperaturat minimale do të sillen nga 13°C deri në 15°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 30°C deri në 33°C./04 Online