Temperaturat maksimale sot shkojnë prej 5 deri në 8°C

0
28

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot i vranët në pjesën e parë të ditës në Rrafshin e Kosovës, ku mund të ketë edhe reshje të izoluara bore, sidomos gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në orët e mëngjesit, ndërsa në Rrafshin e Dukagjinit priten intervale të shkurta kthjellimesh.

Gjatë pasditës vranësirat pritet të tërhiqen nga perëndimi në drejtim të lindjes, dukë i lënë vendin rrezeve të diellit.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 12-30 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 8°C./MK

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here