Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku menjëherë gjatë pasdites dhe në mbrëmje pritet të kemi sistemin e ri me vranësira e të reshura, me lëvizje perëndim-lindje.
Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, të cilat në zona të caktuara pritet të shndërrohen në shqotë dhe borë, kësaj here gjasat më të larta janë në disa pjesë të Rrafshit të Dukagjinit. Po ashtu, padyshim edhe në zonat malore pritet të ketë reshje bore.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë lokalisht mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-59 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 8°C. Gjatë pasditës pritet ulje e temperaturave me ardhjen e sistemit./MK/