Temperaturat e larta, MSH-ja tregon si duhet të kujdesemi për fëmijët?

0
206

Java në Kosovë ishte me temperatura përvëluese, gjersa është bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve të nxehta.

Përveç kujdesit që duhet të tregojnë personat me sëmundje kronike, gjatë ditëve të nxehtë vëmendje e veçanta duhet të kushtohet edhe fëmijëve.

Ministria e Shëndetësisë ka treguar se si duhet kujdesur për fëmijët në ditët kur temperaturat janë të larta.

MSH thekson se fëmijët e moshës 0-6 muaj nuk duhet të ekspozohen në diell.

Po ashtu preferohet të përdorin kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat.

“Vishni me rroba të gjera dhe të lehta…U jepni ujë rregullisht dhe pastroni rregullisht…”, këshillon MSH.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka kërkuar kujdes të shtuar ndaj fëmijëve gjatë qëndrimit në pishinë/det.

“Aplikoni kremin kundër diellit çdo 2 – 3 orë, jo më pak se me faktor mbrojtës 20, ndërkaq në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 50”, thuhet në njoftim

Ministria këshillon prindërit që fëmijët mos të dërgohen në parkun e lodrave në intervalin kohor prej orës 10:00 – 17:00.

“Fëmijët  e vegjël duhet të mbikëqyren nga të rriturit, jo nga fëmijët më të mëdhenj sepse edhe ata janë të shtyrë për të luajtur dhe mund të shpërqendrohen lehtësisht…”, thuhet më tej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here