Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe do të vazhdojnë të mbizotërojnë temperaturat e larta.
Ato minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, prandaj duhet kujdes në kontaktin direkt me rrezet e diellit.
Personat me sëmundje kronike t’iu shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze, kapelë, rroba me ngjyra të lehta.
IHK bën apel për kujdes të veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetësime, dobëson reflekset e ngasjes e gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin.
Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm.