Temperatura të larta sot, rrebeshe shiu pasdite

0
105

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa gjatë orëve të pasdites parashikohen rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër, shkruan 04 Online.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe në orët e pasdites pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi që mund të arrijë nga 20 deri në 80 kilometra në orë.

Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta, me vlera minimale nga 14 deri në 18°C dhe ato maksimale që do të ngjiten deri në 32-34°C./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here