Temperatura të larta në Kosovë – MSh apelon për mbrojtje të punëtorëve dhe grupeve të ndjeshme

0
95
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke u bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, u ka bërë thirrje institucioneve publike dhe private që të zbatojnë masa mbrojtëse për punëtorët nga temperaturat e larta gjatë periudhës 22 – 25 korrik 2025.

“Temperaturat ekstreme përbëjnë rrezik për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe punëtorët në ambiente të hapura”.

“Institucionet ftohen të respektojnë këto masa për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve dhe grupeve të ndjeshme të popullatës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here