Teknika ushtarake që mund t’ju bëjë të flini për 2 minuta

0
217

Një përqindje e madhe e popullsisë nuk flenë shtatë deri në nëntë orë të rekomanduara në natë. Nuk është çudi, pra, që teknika ushtarake për të rënë në gjumë është bërë virale si një mënyrë për të qetësuar ankthin dhe stresin dhe për një gjumë të mirë.

Është e ngjashme me një skanim të trupit, ku sistematikisht relaksoni trupin tuaj nga maja e kokës deri te gishtat e këmbëve.

Së pari, relaksoni fytyrën tuaj. Filloni nga balli, pastaj shkoni deri te sytë, faqet dhe nofulla, duke u fokusuar në frymëmarrjen tuaj.

Shtrini shpatullat sa më shumë që të jetë e mundur. Sigurohuni që të çlironi çdo tension dhe t’i mbani krahët të lirshëm në anët tuaja, duke përfshirë duart dhe gishtat. Imagjinoni një ndjesi ngrohtësie që fillon nga koka dhe arrin majat e gishtave. 

Merrni frymë thellë dhe relaksoni gjoksin. Merrni frymë dhe nxirrni ngadalë, duke zbritur drejt stomakut.

Lironi mendjen tuaj nga çdo tension. Mendoni për një nga këta skenarë:

1) Jeni shtrirë në një kanoe në një liqen të qetë me asgjë përveç një qielli blu të pastër mbi ju.

2) Jeni shtrirë në një hamak prej kadifeje të zezë në një dhomë krejtësisht të errët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here