Banorët e “Big Brother VIP” bënë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri, ku Top Albania Radio ngriti një studio radiofonike.
Këtë herë Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro intervistuan Luiz Ejllin, i cili u pyet se kë do të takojë pasi të dalë nga shtëpia.
“Duhet të dal të takoj Kejvinën, besoj me Kejvinën do kem marrëdhënie të mirë, me Tean nuk do behemi kurrë, me Efin ta shofim kur të dalim…”
Luizi gjithashtu është shprehur se mes ish-banorëve e meritonin finalen disa prej tyre dhe ndër to edhe Kejvina Kthella.
Kush meritonte finalen?
“Kejvina, Ermiona, Armaldo dhe Olta…”, u shpreh Luizi.