Të tregojmë çfarë mund të bësh për të mos pirë më cigare

0
630

Që të marrësh vendimin për të hequr dorë nga cigarja mund të jetë më e lehtë nëse i shton vetes aktivitete gjatë rutinës. Një strategji efektive për të hequr dorë nga ky ves i dëmshëm, është ta zëvendësosh me disa ndryshime të shëndetshme në rutinën tënde. Dhe jo, nuk është aq e vështirë sa duket!

Një nga faktorët kyç për të ndihmuar veten është ndryshimi i ambientit. Sipas Wendy Wood, profesoreshë psikologjie në Duke University, ambienti luan një rol të rëndësishëm në kontrollin e sjelljes sonë. Studimi i saj tregon se njerëzit kanë një zakon për ta lidhur veten më një ambient specifik dhe i përsërisin veprimet që shohin edhe nëse nuk janë dakord me to.

Duhanpirësit që duan të heqin dorë, duhet të shohin me vëmendje vendet ku shkojnë më shpesh për të pirë cigare. Kur të ndash mendjen se do të heqësh dorë, fillo të shmangësh pikërisht këto vende.

Charles Duhig, autor i “Fuqia e zakonit” (The Power of Habit), sugjeron që njerëzit të mos e ngatërrojnë kohën për t’u socializuar me miqtë me duhanpirjen. Secili prej jush mund të gjejë mënyra të reja për të kaluar kohë me njerëzit e dashur, pa përfshirë duhanpirjen.

Të tregojmë çfarë mund të bësh për të
Nëse ti je një nga personat që pirjen e duhanit e lidh me aspekte të rutinës tënde si për shembull: nëse ke tendencën të pish një cigare para se të shtrohesh në tavolinë me familjen, mundet ta shmangësh atë veprim duke i rezervuar kohë bisedës me dikë në familjen tënde.

Këshilla të tjera të thjeshta që mbase ndihmojnë janë:

1. Dil për ajër të pastër në vend që të pish cigare!

2. Merr kohë për të bërë aktivitet fizik!

3. Shpenzo më shumë kohë me miqtë dhe familjen!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here