Nuk janë të rralla rastet kur mosmarrëveshjet e ndryshme përfundojnë në përleshje fizike, e shpesh herë edhe më përdorim të armëve të zjarrit, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali, një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku pas një përleshje mes disa personave janë shkrepur edhe armët.
Për pasojë dy persona janë plagosur dhe janë duke u trajtuar në spital për shkak të plagëve të marra.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia e Prizrenit, e cila ka njoftuar se ka identifikuar të dyshuarit, përfshirë edhe dy personat që janë duke marrë trajtimin mjekësor, ndërsa është në kërkim të personave tjerë që janë implikuar në incidentin e mbrëmshëm me armë.
Ndryshe, Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në konsultim edhe me Prokurorin e Shtetit.