Të shtëna me armë në Mazrek të Prizrenit, arrestohet 66 vjeçari

0
76
Foto: Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Mazrek të Prizrenit, ku Policia ka ndërhyrë pas informatave se një person mashkull po shkrepte me armë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes patrullat policore kanë hasur në gëzhoja të armës së gjuetisë, ndërsa i dyshuari e ka pranuar se kishte shtënë me armë më datë 31 dhjetor 2025.

Si i dyshuar në këtë rast është identifikuar Shyqyri Duraj, i cili është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren për intervistim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesi kujdestar dhe ekipi i krim-teknikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe kanë siguruar provat materiale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Përdorimi i armës”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here