Pronarët e Paris Saint-Germain ndihen të “tradhtuar” nga Neymar, i cili nuk e ka paguar besimin dhe investimin e klubit te ai dhe tashmë sheikët besojnë se braziliani nuk mund ta tërheqë skuadrën drejt suksesit, veçanërisht në fushën europiane, pra që të dërgonte trofeun e Champions League në Paris.
Sipas raportimeve nga mediet franceze nëse nuk do të ishte për një detaj në marrëveshje që e bën Neymarin të patransferueshëm, “divorci” mes palëve do ishte i paevitueshëm. Braziliani i ka kushtuar PSG-së rreth 400 milionë euro deri më tani dhe ende ka edhe tre vite të tjera në kontratë.
Vetëm Newcastle, i blerë në dimër nga investitorët e Saudit, mund të përballojnë shifrën që duhet për të investuar te Neymar, por braziliani vështirë se mund ta pranojë këtë destinacion./SS