Të pavaksinuarit kanë 5 herë më shumë gjasa të shtrohen në spital nga infektimi me Omicron, sesa ata që janë vaksinuar, shkruan Reporteri.net.
Varianti Omicron i COVID-19, është shumë ngjitës. Të dhënat e fundit në Britaninë e Madhe dhe në Kanada, tregojnë se infeksionet nga Omicroni janë shumë më pas të rrezikshme sesa infeksioni që ndodh te njerëzit e pavaksinuar kur infektohen për herë të parë, raporton Reason.com.
Anembanë botës, autoritetet shëndetësosre po raportojnë për numër të madh të të shtrirve nëpër spitale si pasojë e Omicronit. Në Ontario, provincë në Kanada, vetëm prej ditës së djeshme janë raportuar 2.093 raste dhe 288 të tjerë me Omicron, të cilët janë në kujdesin intensiv.
Organizata Botëre e Shëndetësisë, dje ka bërë thirrje te njerëzit të mos e quajnë Omicronin virus “të butë”, sepse ai është vdekjeprurës.
Vaksinimi, sipas raporteve ul rrezikun me 93.2 për qind nga Omicroni.
Një analizë që është bërë nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, ka zbuluar mënyra të ngjashme se “rreziku për t’u shtruar në spital nga Omicroni është më i ulët te ata që kanë marrë 2 doza e vaksinën anti-COVID, ose 65 për qind më pak, krahasuar me ata që s’janë vaksinuar”.
Rreziku “është akoma më i ulët te ata që kanë marrë 3 doza të vaksinën ose, 81 për qind”.
Sipas raportit të kësaj agjencie UKHSA, dy doza vaksinash, në thelb ruajnë efektivitetin e tyre kundër variantit Delta por mbrojtja kundër variantit Omicron zvogëlohet shpejt.