Të paktën një skuadër shqiptare në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës

0
100

Një lajm i shkëlqyer për futbollin shqiptar, të paktën një skuadër shqiptare do të jetë e sigurt në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, shkruan 04 Online.

Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës, edhe nëse eliminohen nga raundi i dytë kualifikues i Ligës së Kampionëve, do të përballen mes tyre në raundin e tretë të Ligës së Evropës. Fituesi i kësaj përballjeje siguron “play-off”-in e Europa League dhe një vend të garantuar në grupet e Conference League.

Edhe humbësi i këtij dueli ruan mundësinë për të hyrë në grupe, përmes kalimit të raundit “play-off” të Ligës së Konferencës.

Aktualisht, Drita përballet me Copenhagenin, ndërsa Shkëndija ka përballë FCSB-në në raundin e dytë të Champions League./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here