Në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve: Luftimi i bullizmit dhe ngritja e reziliencës”, i organizuar nga Shoqata Kosovare për Psikodiagnostikë dhe Psikoterapi në bashkëpunim me Aleancën Kundër Bullizmit, do të zhvillohet një marsh simbolik për të rritur ndërgjegjësimin kundër bullizmit, thuhet në njoftim.
“Marshi do të mbahet të mërkurën, më 23 tetor 2024, në ora 13:30, duke filluar nga Sheshi i Lidhjes dhe përfunduar në Sheshin Shadërvan në Prizren, me pjesëmarrjen e nxënësve të Shkollave të Mesme të Ulëta të Prizrenit, përfaqësuesve të Asamblesë Komunale të Fëmijëve, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe qytetarëve të interesuar. Nxënësit do të mbajnë në duar vizatimet e tyre, me të cilat kanë marrë pjesë në konkursin për luftën kundër bullizmit, duke përçuar mesazhe sensibilizuese për këtë fenomen.
Ju ftojmë që ta përcillni dhe ta mbuloni këtë aktivitet, duke e plasuar si një informacion të rëndësishëm për komunitetin dhe duke mbështetur luftën kundër bullizmit. Mbulimi juaj do të ndihmojë në përhapjen e mesazhit tonë dhe në nxitjen e ndërgjegjësimit publik për parandalimin e bullizmit dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për fëmijët”, thuhet në njoftim./04 Online