Të mbyllen edhe motelet si kazinot

0
257

Deputeti i VV-së, Visar Korenica ka kërkuar që të mbyllen motelet, pasi sipas tij, nuk po kanë kontrolle të mjaftueshme.

Korenica përmes një shkrimi në Facebook, ka pasur kritika lidhur me qasjen pacenzurë të adoleshentëve nëpër rrjete sociale. Ai ka shpërndarë një lajm me titullin “ E trishtë: Dhunohet seksualisht një e mitur në një motel në Ferizaj, i dyshuari e publikon aktin në Tik Tok”.

Ai kërkoi që të vihen në pranga çdokush që nuk ka marrë ndonjë masë për të parandaluar abuzimin e së miturës, duke kërkuar kështu edhe mbylljen e moteleve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here