Shkencëtarët kanë ndërtuar robotë të vegjël të përbërë nga qelizat njerëzore që mund të lëvizin në një pjatë laboratori dhe një ditë mund të ndihmojnë në shërimin e plagëve.
Ekipi i Tufts University dhe Harvard University’s Wyss Institute i ka quajtur “antrobotë”. Kërkimi vijon punën e tyre pas krijimit të robotëve të parë, ksenobotëve që kishin në përbërje qeliza staminale nga embrionet e bretkosës afrikane.
“Disa njerëz mendonin se tiparet e ksenobotëve kishin të bënin me faktin se janë embrionalë dhe vijnë nga një amfib. Nuk mendoj se kjo lidhet me embrionin. Kjo nuk lidhet me të qenit një bretkosë. Mendoj se kjo është më shumë një aftësi e gjallesave. Ne nuk i kuptojmë të gjitha kapacitetet që kanë qelizat e trupit tonë”, tha autori i studimit, Michael Levin.
Antrobotët nuk janë organizma tërësisht të gjallë sepse nuk kanë një cikël të plotë jetësor. Secili prej tyre vjen nga një qelizë identike çka do të thotë se kanë ndryshime edhe në pamje.
Disa ishin sferikë dhe të mbuluar plotësisht me qime, të tjerë dukeshin më vezakë dhe shpërndarja e qimeve ishte e parregullt. Madje, edhe lëvizja e tyre ishte e ndryshme, disa në vijë të drejtë, të tjerë në rrathë në vegjël apo që lëkundeshin. Jetëgjatësia e tyre në laborator ishte 60 ditë.
Eksperimenti është në fazë të hershme, por qëllimi është të mësohet nëse mund të aplikohen në mjekësi. Për këtë, shkencëtarët i vendosën antrobotët mbi disa neurone njerëzore të krijuara në një pjatë laboratori, të cilat ishin “gërvishtur” për të imituar dëmtimin e nervave./tvklan.al
Për çudinë e tyre, antrobotët ndihmuan në shërimin e pjesëve të dëmtuara të neuroneve, edhe pse studimi shkruan që nuk dihet ende si kjo funksionon saktësisht.